Limoni ushqimi më i mirë për flokë

Stili i flokëve e bën dallimin midis femrës pas së cilës kthehen të gjithë dhe femrës të cilën nuk e vëren askush. Bile, mund të bëhet fjalë për të njëjtën femër.

Flokët thjesht na ndryshojnë pamjen e përgjithshme. Kur ato janë të bukura, vjen në shprehje gjithçka që është e mirë te ne, e kur nuk janë, atëherë anët tona të bukura nuk vijnë në shprehje.

E që flokët të jenë me të vërtetë të bukura, ato duhet të mirëmbahen. Për këtë shkak, Ben Skervin, stilist ndërkombëtar i kompanisë “Head & Shoulders” zbulon sekretet e kujdesit më të mirë për flokë.

 

Preparati me limon

Përziejeni një filxhan të ujit të nxehtë me një vezë dhe pesë lugë kanë. Shtojeni lëngun e gjysmës së limonit, përziejeni këtë masë mirë e mirë dhe qiteni në kokë, derisa të teret mirë, e më pas lani flokët me shampo. Kjo maskë mund të shkaktojë reagim me flokët e ngjyrosura, si dhe ndryshim të nuancës. Nëse nuk doni që t’ju zbardhen flokët, mos përdorni limon të freskët, por përdorni një preparat të prodhuar nga limoni.

 

Zbardhuesi më i natyrshëm

• Lëngu i limonit i zbardhon flokët, për këtë shkak ai është shumë i dobishëm për kujdes ndaj flokëve të verdhë.

• Lëngu i limonit në fakt është një thartirë, prandaj duhet të përdoret me kujdes. Dozat tepër të larta mund të jenë të dëmshme, prandaj duhet që të konsultoheni me dermatologun. Më së miri është që ai t’ju thotë se sa lëng limoni të përdorni në preparatet për kujdes ndaj flokëve.

• Më të sigurtit dhe më të dobishmit janë preparatet e gatshme për kujdes ndaj flokëve, në bazë të limonit. Ato nuk janë të dëmshme dhe kanë një aftësi më të madhe të depërtimit në flokë.