Linjat e fytyrës tregojnë problemet me veshkat, hormonet dhe mëlçisë

Lëkura e pastër është shenja më e mirë që vërteton se keni një fytyrë të freskët,, të shëndetshme dhe plot shkëlqim.

Çështjet që ndërlidhen me lëkurën zakonisht kanë të bëjnë me probleme të caktuara shëndetësore. Përdorni vizatimin që përshkruan fytyrën dhe problemet shëndetësore që asocojnë me tiparet e fytyrës.

Vizatimi më poshtë lidhet me mjekësinë tradicionale kineze. Kjo asocon ndryshimet e lëkurës me gjendjen e trupit. Kjo është një mënyrë e mirë për të gjetur se çfarë është e gabuar me trupin tuaj si dhe për të gjetur origjinën e gjendjes suaj. Ju do të jeni në gjendje të njihni simptomat si dhe ta trajtoni gjendjen si duhet.
Në këtë artikull ne do të ju ndihmojmë të mësoni se si të lexoni shenjat në fytyrën tuaj dhe të kuptoni ndonjë problem të mundshëm shëndetësor:

Balli
Kjo ndërlidhet me mëlçinë dhe tëmthin. Balli është i lidhur me funksionin e sistemit nervor dhe traktit digjestiv.femra.net
Çdo çështje e lëkurës mund të tregojë se ju jeni nën stres ose keni probleme me tretjen.

Trajtimi: shmangni ushqimet yndyrore, sheqerin si dhe produktet e përounuara. Hani shumë fruta dhe perime të pasura me fibra, në mënyrë që të rregulloni tretjen.

Angazhohuni me aktivitete për menaxhim të stresit si joga, vizualizim, mjekim, përmes të ushtruarit, duke luajtur muzikë etj.

Ana e majtë e zonës mes vetullave

Ndërlidhet me emocionet që ruhen në shpretkë.

Çdo linjë në këtë pjesë të fytyrës mund të tregojnë se ju keni emocione të pashprehura që ruhen në shpretkën tuaj.

Ana e djathtë e zonës mes vetullave

Ndërlidhet me emocionet që ruhen në mëlçi.

Shprehjet që bëni në fytyrën tuaj tregojnë gjendjen tuaj emocionale. Rrudhat në lëkurë tregojnë se ju mund të keni zemërim të pashprehur që fshihet në mëlçinë tuaj.

Trajtimi: përdorni metoda që ju ndihmojnë të pastroni mëlçinë tuaj, të tilla si joga, këshillimi si dhe të mbani një ditar për kanalizimin e emocioneve tuaja në mënyrë të duhur.

Kontrolloni konsumin e alkoholit në mënyrë që të shmangni ushqimin e yndyrshëm, pasi këto ushtrojnë resion shtesë mbi mëlçinë tuaj.