Lloji i yndyrave dhe shëndeti i syve

Sasia dhe lloji i yndyrave ndikon edhe në rrezikun e shfaqjes së degjenerimit makular, që është i lidhur me plakjen- pohon një studim i ri.

Në studimin e publikuar në revistën Archives of Ophthalmology, kanë marrë pjesë 1.787 femra të moshave ndërmjet 50 dhe 79 vjeç.

Ndërsa pas përcjelljes dhjetëvjeçare të ushqyerjes dhe shikimit të participantëve, shkencëtarët kanë ardhur deri te disa rezultate interesante.

Femrat të cilat kanë ngrënë më shumë yndyra kanë pasur 70% rrezik më të madh për të zhvilluar degjenerimin makular që është i lidhur me plakjen në krahasim me moshatarët e tyre, të cilët kishin konsumuar më pak yndyra.

Kjo do të thotë se konsumimi i sasisë së madhe të yndyrave ndikon negativisht edhe në shëndetin e syve.

Komento