Loja e te zezes

Make-up-i i zi nenvijezon shikimin dhe e ndez ate, per nje klasik qe mbetet i pa perendueshem.

Eshte me siguri ngjyra qe nuk perendon kurre, persa i perket veshjeve ashtu dhe per make-up-in, e zeza eshte nje ngjyre universale qe u shkon te gjithave femrave, mund te na habis me efekte artistike ose thjesht nje nenvijezim shikimit. Misterioz, terheqes, magnjetik, shikimi intesifikohet nga e zeza dhe derivatet e saj si grija, fumo, etj.

Qe nga antikiteti, ngjyra e nates ishte nje element i rendesishem ne make-up, i perdorur si nga meshkujt dhe femrat. Ne Egjiptin e lashte, ashru si dhe babilonasit duhet te rrethonit syte me ngjyre te zeze ne menyre qe shikimi te behej me i thelle. Por per sy me te vertet terheqes, rimeli eshte nje element qe nuk mund te heqim dore.

Per ato qe kane sy te celur te luash me sfumaturat e ngjyrave te erreta dhe te beni konture me laps te zi ne sy eshte nje gje shume e bukur per te shkelqyer fytyren. Me syte e erret ose geshtenje efekti me penel dhe rimel i jep nje terheqje prej nje mije e nje netesh, ju ben enigamtike me shume se kurre. Nese ju tremb total black ka gjithmone nje mundesi zgjedhjeje ne sfumaturat e te zezes. Nuk del asnjehere nga moda efekti smokey-eyes, eshte nje kalsik i elegances, i sofistikuar dhe perfekt per raste te vecanta. I kombinuar dhe i sfumuar me nje laps te zi, toni duhet te jete pak me i hapur, si pasoje perfitoni nje grim qe i ben syte tuaj te shkelqyeshem dhe terheqes./ikub/