Kujdesja për flokun e gjatë fillon që me lyerjen. Ngjyra që preferohet më shumë në këtë periudhë dimrore është kafe me nuancat e saj si; kafe e errët, e hapur, ngjyrë çokollatë me fije “bumerak”.

Në modë është përdorimi I teknikës së nxjerrjeve të fijeve që dalin në formën e shiritave.

Nuk janë më në modë fijet e shumta në të gjithë kokën por fijet e theksuara në formë shiriti që në gjuhën e parukierisë quhen “Flash”. Emërtimi vjen lidhur me kontrastin që krijojnë me pjesën tjetër të flokut. Nuancat e “bumerakut” kryesisht janë në ngjyrë, bezhë, platini, të kuqe, në ngjyrë të florinjtë.

Ky trajtim mund të bëhet në flokun e gjatë por edhe atë të shkurtër. Një formë e tillë floku shoqërohet me një truk të lehtë të nuancave të ngjyrës kafe. Moda e fundit e trukut janë ngjyra të afërta me ngjyrën e flokut.

Nëse moda është kafe edhe tualeti i syrit varion po në këtë kolor. Pjesa e nënposhtme e vetullës zakonisht bëhet në kolorin e errët të flokut, ndërsa lyerja e bishtit të syrit duhet të harmonizohet dhe të kombinohet me kolorin e fijeve- shirit.

Buzët me kontur të lehtë floriri dhe I kuqi I buzëve në ngjyrë kafe të lehtë e shkëlqyese. Për pjesën e mollëzave të faqeve, ndryshe e quajtur pjesa “ruzh” këshillohet të përdoret krem pudër gjithnjë e kombinuar me lyerjen e buzëve dhe ngjyrën e flokut.

Komento