Losioni kundër akneve aplikohet jo vetëm në puçrra!

Shumica e njerëzve i vendosin losionet dhe kremrat kundër puçrrave vetëm në vendet problematike, në puçrrat që sapo janë paraqitur.

Dermatologët shpesh harrojnë të na thonë edhe këtë: shumica e preparateve shëruese kundër akneve dhe puçrrave është e paraparë që të mbulojë tërë hapësirën e fytyrës, dhe jo vetëm të na zbusë dhe largojë puçrrat që tashmë janë paraqitur, por edhe të parandalojë paraqitjen e të rejave.

Këto losione janë më efektive në bakteret të cilët shkaktojnë aknet, andaj kryesisht veprojnë në mënyrë parandaluese.