Luga objekti që na ndihmon për një pamje të bukur

Luga objekti që na ndihmon për një pamje të bukurLuga është një objekt që ju vjen në ndihmë dhe për veprime të ndryshme që kanë të bëjnë me bukurinë tuaj. Më poshtë ju do të gjeni disa raste se si mund ta përdorni lugën për të ardhur në ndihmë pamjes suaj.

Luga mund të përdoret për të qetësuar sytë e fryrë- mbani gjithmonë në frigorifer një lugë të ftohtë dhe përdoreni para se të flini, si dhe kur zgjoheni në mëngjes, duke e mbajtur për disa sekonda tek rrathët që formohen poshtë syve. Rekomandohet 30 sekonda tek secili sy.

Për qerpikë më të bukur

Nëse dëshironi që të keni qërpikë të bukur atëherë, vendosni një lugë në kufirin mes vijës së qepikëve dhe kapakëve të syve pasi kjo do t’ju ndihmojë të mbani kapakët të pastër.

Reduktoni ënjtjen e akneve

Lugën e vendosur në frigorifer vendoseni mbi aknet për disa sekonda. Kështu do ta keni më të lehtë për të parandaluar një enjtje të mundshme.

Si bazë për konturim

Vendoseni lugën mbi mollëza për të gjetur saktësisht pjesën ku do të bëni konturin gjatë procesit të vendosjes së fondatinës në fytyrë.

Komento