Lumturia fillon në moshën 46-vjeçare

Mosha më e mirë për të arritur lumturinë në jetë është 46 vjeç e sipër. Kështu bën të ditur “The Economist”, pas një sondazhi me lexuesit e vet.

Sipas sondazhit, pas kësaj moshe njerëzit janë më të qetë dhe më të lumtur, pasi i kanë përmbushur pritshmëritë e tyre në jetë.

Pra, nëse nuk keni mbushur ende 46 vjeç, mos u shqetësoni nëse nuk jeni i lumtur. Ajo do të vijë me kalimin e moshës.

Komento