Lumturia ndryshon me kalimin e viteve

Kush nga ne nuk e kane vene re se emocionet e lidhura me periudhen e hershme jane te ndryshme ne krahasim me ato te moshes se maturuar?

Nje studim i ri nenvizon se sa lumturia eshte e lidhur me moshen. Por jo vetem, edhe lloji dhe cilesia e lumturise ndryshojne ne varesi te gjendjes civile.

Zbulimi mund te shpjegoje pse, nder te tjera, “dashuria e pare nuk harrohet kurre”.

Apo si ka mundesi qe lumturia per nje femije eshte e arritshme ne menyre me te lehte ne krahasim me nje te djalosh te ri, nevojat dhe menyrat per te arritur lumturine e plote ndryshojne me kalimin e viteve.

Hulumtimi ne fjale, botuar ne revisten prestigjoze shkencore “Social Psycological and Personality Science”, perbehet nga pese studime te ndryshme dhe tregon se si, te rinj lumturia eshte e lidhur me eksitimin dhe mendimit drejt se ardhmes ndersa te rriturit jane te karaketerizuar nga nje lumturi shume me te lidhur me ndjenjen e kenaqesise.

Ne thelb, psikologet thone se ata qe kane kaluar tashme pjesen me te madhe te jetes, provon me shume kenaqesi ne jetesen e dickaje me relaksuese, pikerisht e kunderta e personave te rinj, me shume te lumtur kur jetojne situata eksituese dhe emocionuese. 

Per te zbuluar kete jane analizuar pergjigjet e perdoruesve te mijera blog-eve mbi tema ne lidhje me lumturine.

Keto pergjigje jane krahasuar pastaj me moshen e tyre. Me pas pjesemarresve i’u kerkua per te degjuar nje kenge dhe te pershkruajne ndjenjat e perjetuara gjate degjimit.

E njejta gje u kerkura edhe per nje shkrim, ndersa eksperimenti i fundit ne fakt kishte lidhje me parate.

Pjesemarresit u pyeten se si do t’i shpenzonin 100 dollare. Nuk ka dyshim se pergjigjjet e te rinjve kane qene te lidhura kryesisht me eksperiencat eksituese, emocionuese, pikerisht e kunderta e te rriturve.

Vizioni i te rriturit dhe kenaqesia e tij ne te ardhmen ndryshon, sidomos nese ne jeten e nje te rrituri ka nje femije.