MAC paraqet “Peacocky’

Kozmetika e MAC ka paraqitur koleksionin e ri nëpër dyqane për sezonin pranveror, përderisa edhe pritet që të jepen detaje më të mëdha për të!

Trendët e reja siç janë “make-up” i gjelbër apo ngjyra e hirtë si hije e syrit, kanë marrë një emër të ri për këtë koleksion që do të quhet “Peacocky”. Ai përshtatet shumë mirë me ngjyrat e pranverës, duke ju bërë të keni edhe një pamje seksi.

Në këtë koleksion të “Peacock”, MAC thotë se ka përdorur “simbolin ekstrem të bukurisë, që është eliminimi i leckave që përdoren për hijezim”.

Kjo do të thotë se ngjyrat e ndezurat dhe ato metalike do të përdoren shumë për të krijuar një makijazh shumë interesant që do të paraqiten te “Peacocky”.
Koleksioni “Peacocky” paraqet një shtizë të ngjyrave të pasura të pranverës, por po ashtu edhe linjat e reja të dizajnuara me pigmentin e fytyrës dhe ngjyrën e syve tuaj.
Kështu “Peacocky” i ofruar nga MAC paraqet një vijë të re të makijazhit, që ka të bëjë më përdorim më të madh të ngjyrës metalike.

Hijezimet përcillen me ngjyrë të rëndë bronzi dhe xixa të gjelbra, vjollce dhe kafe që gjenden në kutinë e koleksionit të ri të ofruar nga kompania.

E kuqja e errët (ngjyrë e kumbullës, por pak si në të argjendtë) pastaj kemi formën Odalisque (ngjyrë e errët e ndezur), Ego (e gjelbër e pastër) dhe Paparazz-she (e bronztë ose metalike) që janë toni kryesor i cili për sivjet sugjerohet të përdoret nga vajzat.

Përpos kësaj mund ta përdorni edhe formën “Mega Metal Eyeshadows”, që MAC po ashtu e ka paraqitur në koleksionin e Peacocky e që ka të bëjë me buzëkuqet.
“Kissable Lipcolour” përdoret si bojë pa xixa në buzët e rrafshëta dhe preferohet që t’i përshtatet më shumë pigmentit të buzëve.

Ngjyrat e Kissable Lipcolour radhiten nga rozë e ndezur deri te ngjyra e korale dhe ajo e kaltër. Hijezimet “Peacocky” janë pak a shumë “si të kaltra dhe të kuqe”, duke ju dhënë atyre një shkëlqim metalik.

“Love Peck” po ashtu është i mrekullueshëm sepse paraqet një ngjyrë dramatike dhe dukje dramatike. “Enchantée” është rozë e ndezur me nëntone të kaltër, e që preferohet shumë sidomos gjatë ditëve të para të pranverës.

Komento