Make up-i perfekt

make upGjithmonë jemi të prirura të besojmë se make up – i nuk është shumë i rëndësishëm dhe shpesh herë i kushtohet më pak rëndësi, të dashura femra duhet të jeni të bindura se nese i kushtoni rëndësinë e duhur make up – i do dukeni dyfish më bukur se me make up të çrregullt.  Cili është make up – i perfekt, që shkon me çdolloj veshjeje dhe përshtatet për çdo rast?

Vetullat, duhet të rimodelohen duke përdorur pluhur me tonalitet kaf, specifik për vetullat, shpesh herë përdorim lapsin e vetullave, por mos harroni pamja që krijon lapsi nuk është natyrale sa duhet. Gjithmonë ngjyra e vetullave duhet të jetë në harmoni me ngjyren e flokëve, ky është një detaj që shpesh herë bën diferencën.

Sytë, për qëpallën e sipërme të syrit duhet të përdorni një pluhur hijezues me ngjyren e tokës. Mos e përdorni hijezuesin jashtë kockës së syrit.  Në rrëzë të qërpikëve duhet të përdorni penel, për plotësimin e pamjes do të përdoret dhe remel.

 

Buzët, për buzët gjithmonë preferoni ngjyrat neutrale, sidomos ngjyrën e tullës, ngjyrën nude (bezhë), ngjyrën roz të lehtë.

 

Fondatina, duhet gjithmonë të përshtatet me llojin dhe ngjyrën e lëkurës, në të kundërt efekti do të ishte shumë i keq.