Makiazhi i duhur për syze

Ditët kur njerëzit u ndjenin keq kur shihnin femra me syze kanë marrë fund. Sot, ato që përfaqsonin rregullimin e shikimit janë transformuar në aksesorë trendy dhe të modës.

Syzet i vënë dhe njerëz të cilët kanë shikim të mirë dhe nuk u nevojitet rregullim shikimi. Megjithatë, nëse dëshironi syze të cilat ndricojnë tiparet e fytyrës tuaj do t’ju nevojitet dicka më tepër se vetëm zgjedhja e skeletit. Do t’ju duhet makiazhi i duhur!

Të zgjedhurit e toneve të makiazhit
Në përgjithësi ngjyra bazë e makiazhit tuaj duhet të kombinojë me ngjyrën e skeletit. Mund të zgjidhni identik të njëjtën ngjyrë. Ngjyrat e ftohta janë më të përshtatshmë për syze gri, argjënd dhe blu e errët, kurse ngjyrat e ngrohta janë më tepër për ato ngjyrë floriri e bezhë.

Fshehja e parregullsive në lëkurë
Syzet theksojnë në mënyrë të vecantë zonën rreth syve, kështuqë do t’ju duhet një vëmëndje e vecantë për t’a “maskuar” atë zonë mirë. Përdorni korrektor të vecantë për këtë pjesë.

Rregullimi i formës së vetullës dhe skëleti i syzeve
Idealisht, forma e vetullave duhet të kombinojë me skeletin ose të paktën nuk duhet të jënë në kundërshtim ndaj njëra tjetrës. Një linjë e butë dhe e lakuar tek vetullat do ti shkonte cdo skeleti. Nëse skeleti është shumë I hollë dhe I lehtë atëherë mund ti theksoni vetullat duke I lyer ato më një pudër të vecantë ose laps. Nëse, në të kundërt skeleti është shumë I madh e i trashë dhe ka një ngjyrë të ndezur- është më mirë të mos i lyeni fare vetullat.

Rimeli me syzet
Duhet të keni kujdes me rimelin, pasi mund të bjerë kur i keni sytë shumë të lodhur ose të lëngshëm. Ilace me pika për sytë mund t’ju ndihmojnë në lidhje me irritimet dhe skuqjet e syve keshtuqë duhet ti mbani gjithmonë me vete.

Mund të provoni të zëvëndësoni rimelin me qerpikë falsë. Ato duken shumë natyralë dhe disa prej tyre mund të rrinë gati në 4 javë dhe janë të madhësive të ndryshme.

Komento