Makijazhi sipas Catherine Zeta Jones

Nëse sytë janë të theksuar, buzët duhet të jenë diskrete dhe e kundërta.

Pse? Duke pasur parasysh se përpara është përdorur vetëm grimi i fortë, vërtet, nuk ka qenë mirë të shohësh gruan me sy të theksuar, të rrethuar me ‘eyeliner’ dhe me qepalla të dendura lyer me shumë maskara dhe me buzë të plota e të lyera me një ’qere’ buzëkuqi të ndezur, çfarë ka qenë dikur në modë!

Pse të shkelet rregulli?
Sepse, ngjyrat në fytyrë duhet të jenë të harmonishme dhe të përshtatshme bukur, atëherë pamja do të jetë, vërtet, fantastike. Grimi që ju përgjigjet ekuilibron vijat tuaja më të theksuara dhe i vë në qendër të vëmendjes.

Truku: Para se të zgjidhni paletën e ngjyrave, kujdes me ngjyrën e buzëkuqit dhe me hijezimin për sy, sepse duhet të jenë të të njëjtit tonalitet. Elizabeth Taylor, gjatë 50 vjetëve e ka krijuar harmoninë e saj të grimit duke zgjedhur gjithmonë buzëkuq ngjyrë të kuqe të zjarrtë. Pastaj, ngjyra e syve tuaj duhet të jetë udhërrëfyes në zgjedhjen e makijazhit që do ta përdorni.

Gratë me sy ngjyrë, gështenje më së miri duken me hijezimin dhe me buzëkuqin në ngjyra bronz-bakër. Sygjelbrat dhe sykaltrat duhet të provojnë hijet me nuancë të ngjyrës vjollcë dhe me buzëkuq në nuanca të ngjyrës së verës së kuqe.