Maniakët e grimit kanë një këshillë për ju!

Maniakët e grimit rikthehen më këshillën e radhës në sovani.info. Kësaj radhe kanë zgjedhur një këshillë që do ju duhet gjatë tërë kohës.

Sipas maniakëve është shumë e rëndësishme qe pas tushit ta pastroni sërish fytyrën trupin me ujë të ftoftë, e krejt kjo për disa arsye. Së pari duhet nisur nga fakti që cili është efekti i ujit të ngrohtë dhe të ftohtë në trupin e njeriut, shkruan sovrani.info.

Efekti i ujit të ngrohtë : Uji i ngrohtë mundëson zbutjen e lëkurës dhe hapjen e poreve . Me hapjen e poreve, ne në pastrim e sipër , i largojmë toksina dhe papastërtinë nga lëkura . Por fatkeqësisht poret mbesin të hapura dhe mbas tushit , lëkura ende vazhdon të thithë papastërti. Këtu hyn në punë uji i ftohtë.

Efekti i ujit të ftohtë : Mas hapjes së poreve dhe pastrimit të lëkurës , mbylljen e poreve e bën uji i ftohtë , duke e lënë lëkurën e pastër dhe poashtu e zvogëlon mundësinë e krijimit të akneve. Të gjitha këto mund ti arrini vetëm duke u pastruar , dhe lëkura juaj do ju falënderojë.

Komento