Markerët për thonj

Markerët për thonj Kjo shpikje “çupëlinave të mëdha” do të duhej t’ua lehtësonte qitjen e llakut në thonj…

Para pak kohësh është prezantuar llaku për thonj në formë spreji, i cili gjoja qitet për vetëm 20 sekonda. Tani brendi i llakut për thonj Ciate London ka prodhuar “mani marker”, përkatësisht markerët të mbushur me llak për thonj, në mënyrë që damave t’ua lehtësojë rregullimin e thonjve.

E gjitha që është e nevojshme është që markeri “të tundet” para përdorimit, pastaj të shtypet në majë (sikur shtrydhni diçka nga tubi) dhe qitet në thonj, transmeton Telegrafi.

Disa blogere tashmë e kanë provuar llakun në markerë, dhe thonë që mjafton njëherë të lyhen thonjtë, që shpejt thahen dhe me precizitet bëhen thonjtë me llak.

Në koleksionin “mani marker” janë pesë nuanca, kushtojnë 12 dollarë, ndërkaq në një marker gjoja ka mjaft llak për 25 përdorime.

Komento