Marrëdhënia bashkëshortore

ciftiBurrat dhe gratë komunikojnë ndryshe dhe kanë nevoja të veçanta. Një grua mund të dojë me zjarr të shprehet lirshëm dhe shpesh. Nga ana tjetër, mjaft burra përpiqen të ruajnë paqen duke i zgjidhur problemet shpejt dhe duke shmangur çështjet e vështira. Atëherë, si mund t’i kapërcesh këto mospërputhje dhe të flasësh me burrin a gruan? Duke e trajtuar bashkëshortin me respekt.

 Ai që i respekton të tjerët, i vlerëson ata dhe përpiqet t’ua kuptojë ndjenjat. Që në vogëli mund të kesh mësuar t’i respektosh njerëzit më me autoritet ose më me përvojë se ti. Por, në martesë, sfida është t’i tregosh respekt dikujt me të cilin je pak a shumë njësoj—bashkëshortit.

Nëse ti dhe bashkëshorti keni nevojë të flisni për diçka që rrezikon t’ju përçajë, ngrije si çështje kur të dy të jeni të qetë dhe të shtendosur. Po sikur bashkëshorti të ngurrojë të flasë? Kupto se «mendimet e dikujt janë si uji në një pus të thellë, por njeriu mendjehollë i nxjerr në sipërfaqe».

Po të nxjerrësh një kovë nga pusi shpejt e shpejt, do të derdhësh shumë ujë. Po njësoj, nëse përballesh me bashkëshortin me shpatë në dorë, ai mund të marrë pozicion mbrojtjeje dhe mund ta humbësh mundësinë që ai ose ajo të hapet.

Përkundrazi, pyete me butësi e respekt dhe trego durim nëse bashkëshorti nuk shpreh atë që ndien aq shpejt sa do të doje.

Komento