Marrëdhënia e femrës me gënjeshtrën

Duke marrë parasysh të dhënat eksperimentale, meshkujt gënjejnë 4-5 herë më shumë se femrat, por ato, e bëjnë çdo gjë në një mënyrë më profesionale.

Cila është marrëdhënia, që femrat kanë me gënjeshtrën? Apo gënjeshtra është një tipar njerëzor pa dallim gjinie? A janë të ndryshme gënjeshtrat? Tregimet e trilluara? Nuk ka dyshim se femrat thonë gënjeshtra, në mënyrë të konsiderueshme dhe shpesh.

Por edhe burrat bëjnë të njëjtën gjë. Por, femrat mund ta kuptojnë menjëherë një burrë që gënjen. Duke marrë parasysh të dhënat eksperimentale, burrat gënjejnë 4-5 herë më shumë se femrat. Por ato, e bëjnë çdo gjë në një mënyrë më profesionale.

Janë më oratore dhe shfaqin më pak pauza se burrat kur gënjejnë. Por, pse gënjejnë femrat? A është e vërtetë se arsyet pse ato gënjejnë janë thellësisht specifike, të dallueshme prej arsyeve mashkullore? Po. Femrat gënjejnë, që të ndihen rehat me veten e tyre, ndërsa burrat gënjejnë duke u përpjekur për të krijuar një imazh më të mirë për veten e tyre.

Shpesh gratë e kanë zakon, që të gënjejnë duke i bërë të tjerët të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Gjithashtu gratë gënjejnë për të mbrojtur vetveten, ose se nuk ndjehen të sigurta. Në botën e sotme pritet prej grave të jenë më perfekte.