Martesa gjithnje e me rralle

Dashurite po celebrohen gjithmone e rralle me martesa. Nese ke nje pune te mire, nje shtepi, je e lire dhe e lumtur, nuk ke pse te pretendosh per nje mashkull ne krahe. Pyetja qe sot shume femra i bejne vetes eshte: a ia vlen te martohesh? Ja se cu ndodh grave pasi martohen.

Shumica ndryshojne teresisht menyren e jeteses, punen madje edhe sjelljen. Per meshkujt e martuar studimet tregojne se jetojne me gjate se beqaret, grumbullojne me shume pasuri, jane me te kenaqur se beqaret, u rezistojne alkoolit dhe drograve, vuajne me pak nga depresioni.

Persa u perket femrave, avantazhet jane thuajse inekzistente, grate martohen per dashuri duke menduar se do te jene me te lumtura. Per me teper vuajne me shume nga ankthi sesa si motrat e tyre beqare. Kane me pak sukses ne pune dhe nivele stresi shume me te larta se te pamartuara.

Femrat gjenden  ne nje pozicion te leverdishem. Ka nga ato qe martohen vetem me ato meshkuj qe i shtyjne drejt aspiratave per te ecur me larte, ne te kundert nuk ngurrojne dy here per te kerkuar divorcin, tregojne psikologet.Ne vendet e Europes jo vetem numri i ndarjeve dhe divorceve sa vjen e rritet, por edhe shifra e atyre qe vendosin te ndahen pas nje periudhe te shkurter se bashku po rritet me shpejtesi.

Ne Itali, ne 1000 mrtesa 272 perfundojne ne ndarje dhe vetem 151 ne divorce. Ndarja nuk njeh moshe dhe meqe martesat po shtyhen gjithmone e per me vone edhe te divorcuarit jane kryesisht te moshuarit. Ne SHBA situata eshte akoma me dramatike: 85 % e cifteve nen 25 vjec divorcohen. Pas martese punet e shtepise u atribuohen femrave. Edhe sikur te dy te jene te punesuar femrat i kushtojne me shume kohe familjes.

Keshtu ne Itali, grate i kushtojne kujdesit per shtepine 5 ore e 20 minuta ne dite, shifra me e larte ne Bashkimin Europian, ndersa meshkujt 1 ore e 35 minuta, francezet 4 ore ndersa francezet 2 ore e 22 minuta, ne Gjermani 4 ore e 11 minuta kundrejt 2 ore e 21 minuta. Ndersa ne Suedi, vendi me ekuilibrin me te madh mes sekseve, grate i perkushtohen familjes per 3 ore e 43 minuta, ndersa meshkujt 2 ore e 23 minuta. Me pak fjale barazia duket shume larg, sidomos per grate e martuara./ikub/

Komento