Martesa nuk është shaka

Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të jetë i lumtur, të krijojë një familje.

Nëse vajza apo djali kanë ardhur në moshën e martesës fillojnë të bëhen biseda apo të dëgjohen fjalë të shoqëruara me nota humori si “si nuk e gjetëm një nuse/dhëndër, të të shihnim edhe ty të veshur si nuse/dhëndër sa jemi gjallë, të kishim një nip”.

Disa familje mund të jenë shumë këmbëngulëse dhe kokëforta për sa i përket martesës dhe ndonjëherë mund të ushtrojnë dhe presion tek fëmija. Të ndikuar nga ky presion dhe të zhytura në psikologjinë se “jam e tepërt në shtëpi”, sidomos vajzat mund të bëjnë martesa të gabuara. Duke thënë se martesat e padëshiruara më vonë bëhen shkak të divorceve, specialistët paralajmërojnë familjet të përdorin një gjuhë të përshtatshme me fëmijët e tyre kur u flasin rreth martesës.

Martesa të shpjegohet me gjuhën e dashurisë

Duke theksuar se familjet nuk duhet të ushtrojnë presion në çështjen e martesës psikologët thonë se: “familja nuk duhet të këmbëngulë shumë dhe të ushtrojë presion, por të krijojë një ekuilibër të fortë. Të rinjtë mund të bëjnë zgjedhje të gabuara dhe martesa të dështuara vetëm për të shpëtuar nga goja e prindit”. Kjo më vonë bëhet shkak i divorceve.

Prindërit duhet të ndihmojnë fëmijët e tyre në marrjen e vendimeve të shëndetshme për sa i përket martesës dhe zgjedhjes së bashkëshortit. Familja duhet të respektojë të riun. Të përdoren shprehje si “ne të duam shumë por kemi dëshirë që edhe ti të krijosh një familje. Do jemi gjithnjë pranë teje dhe mbështesim vendimet tuaja”, etj. /Start/

Komento