Martesën e shpëton vetëm seksi

Njerëzit të cilët janë të kanë nerva dhe vështirë e rezistojnë stresit, vështirë se mund të realizojnë një marrëdhënie dashurie me momente të lumtura.

Duke pasur parasysh se kanë tendencë dramatizimi dhe reagime të papritura, zgjidhja me të cilën mund ta shpëtojnë martesën apo ta mbajnë lidhjen është seksi më i shpeshtë me partnerin, pohojnë ekspertët.

Seksi i rregullt është ilaç i sigurt për personat nervor të cilët janë të ndjeshëm në stres. Shkencëtarët në Universitetin e Tenesit kanë ndjekur sjelljen e 144 çifteve gjatë katër viteve të para të martesës.

Çiftet mesatarisht kanë pasur një marrëdhënie seksuale në javë në gjashtë muajt e parë të martesës, dhe më pas të gjithë kanë qenë të afërt tre herë në muaj.

Edhe pse lumturia nuk varet vetëm në marrëdhëniet e shpeshta seksuale te çiftet e ndërlikuara seksi është shumë i rëndësishëm, sipas hulumtimit.

“Lidhjet në të cilat partnerët janë nervor dhe zakonisht janë të prirur për dramatizim zakonisht zgjasin shkurt, por në qoftë se seksi në një marrëdhënie të tillë është i mirë dhe i rregullt është shumë më i lehët për t’i tejkaluar problemet”,” potencon studiues James McNulty.

Seksi çifteve të tilla u jep ndjenjë të sigurisë dhe lumturisë është për këtë arsye faktori vendimtar për mbijetesën e martesës së tyre.

Komento