Masazhi eshte i mire per shendetin

Masazhi eshte i mire per shendetinNëse këto para shpenzohen për tu dukur më bukur, për të përcjell modën apo për të paguar palestrën e ushtrimeve nuk ka lidhje sepse e tëra bëhet për të bërë vetën që të ndihemi më mirë e të largojmë stresin.

Epo, studimet tashmë tregojnë se ti bësh vetës masazh ka disa të mira shëndetësore që ndoshta ju bënë të dëshironi at përgjithmonë.

Në fakt hulumtimet tregojnë se masazhi lehtëson pagjumësinë (insomnin), forcon imunitetin, parandalon sindromin pri-menstrual e shumë të tjera.

Me masazh të rregullt ju në mënyrë efektive mund ti thoni lamtumirë dhimbjes. Kjo ndoshta mund të duket jo e çuditshme dhe ndoshta të gjithë e dimë se masazhi (ngjeshja) është shumë efektive veçanërisht për dhimbje shpine sepse shpesh ndodh që ti kërkojmë njëri tjetrit ti ngjeshim shpinën. Bile disa hulumtues kanë zbuluar se masazhi funksionon më mirë se sa tretmanet tjera sikur kiropraktika dhe akupunktura. E kjo ndodhë për shkak se masazhi rrit hormonin e të disponimit të mirë (serotoninës dhe dopamine) të cilët bllokojnë receptorët e sistemit nervor të dhimbjeve.
Nëse vuan nga pagjumësia ju mund ti thoni lamtumirë asaj dhe ti përshëndetni ëndrrat duke bërë masazh. Studimet kanë zbuluar se masazhi rrit valët delta të cilat janë të lidhura me gjumin e thellë e për këtë shpesh ju zë gjumi sa herë që jeni në tavolinë masazhi!

Gjithashtu është zbuluar se të bësh masazh ju gjithashtu i ndihmoni vetës që të mos sëmureni. Kush nuk do të dëshironte të mos sëmuret? Kjo është sepse masazhi forcon qelizat luftuese, qelizat të cilat janë linja e parë e mbrojtjes të sistemit imunitar tuaj kundër mikrobeve dhe baktereve që futen brenda (pushtuesve). Hulumtuesit e kanë ditur që kortozol shkatërron qelizat luftuese dhe pasi që ata gjithashtu kanë zbuluar se masazhi zvogëlon nivelet e kortizolit kjo automatikisht do të thotë se imuniteti juaj forcohet. Në fakt, masazhi është zbuluar të forcoj edhe imunitetin e atyre që kanë sistem të komprometuar imunitar, si pacientët me kancer.

Nivelet e zvogëluara të kortizolit dhe shtimi i serotoninës dhe dopamines gjithashtu do të thotë më pak stres, ankth dhe depresion në përgjithësi. E kush nuk do të dëshironte të kishte më pak stres, ankth dhe depresion? Kjo ndjesi e relaksimit është njëra nga arsyet pse disa spitale ofrojnë masazhe për pacientët të cilët presin operacionin dhe pacientët me kancer që ndërhyjnë komoterapinë.

Në fund nuk është për tu çuditur fakti që ata të cilët janë aktivë (ushtrojnë) kanë më pakë dhimbje muskujsh pas masazhit e kjo është për shkak se masazhi përmirëson qarkullimin e gjakut i cili sjell oksigjenin dhe materiet ushqyese deri tek qelizat. Kështu që është mirë nganjëherë që të bëjmë masazh duke parë që na ofron të mira shëndetësore… a ka më mirë se të ndihesh mirë!

Komento