Masazhi i duarve

Duke u përshëndetur me dikë, në mënyrë simbolike i ofroni qetësi dhe miqësi, ndërsa masazhi i duarve, mbi të gjitha, e shëron stresin suksesshëm.

Që të relaksoheni, kaloni me anë të majave të gishtërinjve në mënyrë ritmike që nga karpi i dorës, në drejtim të gishtërinjve të dorës tjetër, e pastaj ktheheni në drejtim të kundërt.

Në refleksologji, pjesa e duarve rreth karpit – pjesa e lartë e pëllëmbëve – e paraqet gjoksin. Nëse i bëni masazh të butë, do ta rregulloni frymëmarrjen, kështu do të arrihet balancimi i trupit me mendjen.

Tërë organizmi do të qetësohet, ndërsa ju do të ndieni lehtësim të çastit. Pastaj pickohet lëkura ndërmjet gishtërinjve. Kjo duhet bërë fort, deri në kufi të dhembjes, kështu do ta stimuloni limfën dhe do ta përforconi sistemin imunologjik.