Maska e duhur për ju që të parandaloni rënien e flokëve

floketSot do t’iu këshillojmë një maskë mjaft të mirë e cila ju ndihmon shumë me flokët tuaj, duke parandaluar rënien e tyre. Nëse keni probleme të tilla dhe nuk dini si ti zgjidhni sot do t’iu japim maskën e duhur kundra rënies së flokëve. Në një gotë hidhni 4 lugë vaj ulliri dhe ngroheni në mikrovale për disa sekonda. Më pas vendoseni vajin e ngrohur në një enë të vogël dhe aty shtoni mjaltin dhe kanellën. Përziejini mirë të gjithë përbërësit derisa të përftohet një masë kremoze dhe aplikojeni në flokë. Lëreni maskën të veprojë për 20 minuta dhe shpëlajeni mirë flokët.