Maska e vjetër japoneze që zhduk rrudhat

maskaShikojeni vetë mrekullinë duke përgatitur këtë maskë kur të shihni zhdukjen e rrudhave.

Përgatitja

U nevojiten 3 lugë gjelle oriz, 1 lugë gjelle qumësht dhe 1 lugë gjelle mjaltë.

Fillimisht duhet të zini orizin dhe pastaj ta ruani ujin në të cilin e keni zier atë. Pastaj përzini orizin me 1 lugë qumësht të ngrohtë dhe shtoni mjaltin.

Përdorimi

Pastrojeni dhe thajeni lëkurën dhe vendosni maskën në fytyrë. Pastaj pastrojeni fytyrën me ujin që keni zier orizin.

Maska do të mbajë fytyrën tuaj të hidratuar dhe të shëndetshme, duke stimuluar qarkullimin e gjakut që lejon heqjen e rrudhave.