Maska me kripë deti për trajtimin e lëkurës së fytyrës

Nëse ju ka mërzitur lëkura e fytyrës suaj e cila është e mbushur me akne, ju prezantojmë një maskë që mund ta krijoni në kushtet e shtëpisë për ta trajtuar lëkuren tuaj.

Përbërësit:

Kripë deti ose kripë që përdoret në gatim,ujë.

Përgatitja:

Në një tas me ujë të ngrohtë hidhni kripën përzieni mirë dhe lëreni të qëndrojë 20 minuta. Masën e përgatitur vendoseni në fytyrë, lyeni kryesisht në pjesën që keni më shumë akne. Maskën e lini të qëndrojë nga 10-30 minuta, në varësi të kohës që do të keni në disponim. Kripa pastron lëkuren dhe përthan aknet, kjo gjë e bën atë perfektë për të eliminuar shenjat e akneve në fytyrë. Në qoftë se keni mundësi të shkoni në det, nuk ka nevojë aspak që të përgatisni një maskë të tillë sepse uji i detit do të ketë të njëjtin efekt, madje edhe më të mirë. Mjafton të notoni dhe të kënaqeni në ujë ndërsa trajtoni lëkuren e fytyrës.

Komento