Maska me mollë zvogëlon shenjat e plakjes

maskamemollLëkura jonë ndryshon me kalimin e viteve dhe kur mbërrijmë faza të caktuara në jetë, është normale që të shfaqen rrudhat në fytyrë, që reflektojnë plakjen.

Deri më tani janë shënuar shumë përparime në fushën e kozmetikës dhe mjekësisë, që kanë të bëjnë me teknikat dhe produktet për parandalimin dhe zvogëlimin e shenjave të plakjes. Shumica e njerëzve mundohen të duken më të rinj, për një kohë më të gjatë.

Problemi i madh është që tani, me stilin modern të jetesës, ne vazhdimisht jemi të ekspozuar ndaj rrezeve ultravioletë dhe faktorëve tjerë, që përshpejtojnë procesin e plakjes. Në një përpjekje për ta zvogëluar ndikimin e radikalëve të lirë dhe agjentëve tjerë që kanë efekte negative në lëkurë, ekspertët e bukurisë tani rekomandojnë marrjen e masave të përditshme për t’i siguruar lëndët e nevojshme ushqyese, për të cilat ka shumë nevojë lëkura dhe si rrjedhojë për ta parandaluar shfaqjen e shenjave të parakohshme të pleqërisë. Në anën tjetër, në treg mund të gjenden një sërë produktesh kozmetike, të cilat premtojnë ndryshim drastik të situatës, megjithatë, në shumicën e rasteve, blerësit përfundojnë duke paguar shuma të mëdha parash dhe suksesi jo gjithherë është i garantuar. Për këtë arsye, çdo ditë e më shumë femra po përdorin receta natyrale për kujdes ndaj lëkurës. Më poshtë ua kemi sjellë një recetë për krijimin e një maske krejtësisht natyrale, që ju ndihmon në parandalimin e procesit të plakjes,raporton Gazeta Kosova Sot

PËRFITIMET E LËKURËS NGA MOLLA

Kjo pemë rekomandohet si ushqim për shkak të vitaminës C që e përmban si dhe për shkak të komponentëve antioksidues, që ndihmojnë në bllokimin e radikalëve të lirë. Këto molekula pengojnë funksionimin e mirëfilltë të qelizave. Mollët ia sigurojnë trupit fibrat e nevojshme, që janë të domosdoshme për tretje të mirë dhe funksionim të mirëfilltë të zorrëve. Përfitimet e lëkurës nga mollët vijnë kryesisht për shkak të acidit malik dhe acidit tartarik, që gjenden në mollë. Këta dy përbërës aktivë ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura, fillimisht nga pjesa e lëkurës së fytyrës e pastaj edhe nga pjesa tjetër e lëkurës së trupit.

MASKA ME MOLLË KUNDËR PLAKJES

Falë përbërësve që ka, molla është shndërruar në një pemë të përkryer për krijimin e maskave që ndihmojnë në ushqimin dhe riparimin e fytyrës që ka filluar të shpërfaqë shenja të pleqërisë. Kjo maskë me mollë, kundër plakjes, është e lehtë për t’u përgatitur dhe ka për qëllim që të përfitojë nga vetitë zbutëse dhe vitaminat e shumta që gjenden në mollë. Përbërësit: 1 mollë e gjelbër, e copëtuar; 1 lugë gjelle mjaltë; 2 lugë gjelle qumësht. Udhëzime: Vendoseni mollën dhe qumështin në një përzierëse dhe përzieni mirë deri sa të krijohet një përzierje homogjene. Pasi që përzierja të jetë gati, shtojani mjaltin dhe vazhdoni me përzierje.

METODA E APLIKIMIT TË MASKËS

Para se ta aplikoni maskën në fytyrë, qafë dhe gjoks, është shumë e rëndësishme që ta largoni gjithë grimin dhe të siguroheni që në lëkurë nuk ka mbetur asnjë papastërti a grim, që mund të jetë absorbuar nga lëkura gjatë ditës. Pasi që lëkura të jetë e pastër dhe e freskët, aplikoni një asi të pastës në mënyrë uniforme nga gjoksi deri në ballë. Sigurohuni që ta ruani pjesën e syve, pasi që maska mund të shkaktojë irritim, në rast se bie në kontakt me sytë. Për ta parandaluar këtë gjë, vendosni dy fletëza të trangullit ose fletëza të patates mbi sy. Lëreni maskën që të qëndrojë për 20 minuta dhe përfundimisht pastrojeni me ujë të ftohtë ose me ujë të vakët. Mbani në mend, më së miri është që maska të aplikohet në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që lëkura të ketë kohë të mjaftueshme për t’i thithur lëndët ushqyese të maskës.

Komento