Maska me rum për flokun e tharë

Floku i thatë është i brishtë dhe ka nevojë për një kujdes të madh.

Majat e flokun fillojnë dhe degradohen, e floku fillon të elektrizohet. Për të përmirësuar flokun e thatë mund të përdorni tretmanin me rum:

Përbërësit:

2 lugë rum

2 të verdha vezësh

2 lugë të vogla vaj misri

1 lugë mjaltë bletësh

Këto përzihen në një tas deri sa homogjenizohet. Maska hapet në flokë dhe lihet të veprojë 40 minuta. Shpërlahet floku dhe pastaj lihet të thahet vetë (jo me tharëse!).

Tretmani duhet të përsëritet 1 herë në javë, gjatë 2 muajve, dhe do shikoni si floku i thatë do fillojë të marri shkëlqim dhe cilësitë e një floku të shëndetshëm.