Maska natyral për parandalimin e rrudhave

Për shumë njerëz, rrudhat konsiderohen si krenari pasi që reflektojnë rrugën që keni ndjekur nëpër vite. Për disa të tjerë, rrudhat janë diçka që njerëzit do të dëshironin t’i hiqnin qafe, apo së paku t’i reduktojnë.

Për këtë arsye, ne ndajmë disa receta me juve, krejt natyrale, që mund t’ju ndihmojnë për t’i “fshehur” rrudhat, transmeton gazeta Kosova Sot.

ARGANI Argani është një nga tretmanët natyral më efektiv që ndihmon lëkurën tuaj që të jetë e shëndetshme, të shkëlqejë. Po ashtu është përbërës i fortë për të luftuar rrudhat, njollat dhe mangësitë në lëkurë.

MASKË E BAZUAR NË ARGAN, KUNDËR RRUDHAVE

Kjo maskë e thjeshtë, por shumë efektive, përgatitet kështu: vendosni dy lugë jogurt, një lugë mjaltë dhe dymbëdhjetë pika vaj argani në blender. Këta përbërës të përzihen mirë derisa të fitoni një pastë. Hapi i parë për të përdorur këtë maskë është të pastroni mirë hapësirat ku do ta aplikoni maskën. Më pas mund ta aplikoni në fytyrë, qafë, dekolte, duar, kudo që dëshironi. E lini të qëndrojë për gjysmë orë, e shpëlani me ujë të ngrohtë.

TRETMANI ME ARGAN PËR SY DHE FYTYRË

Hapësira përreth syve është shumë delikate dhe kërkon tretman të veçantë. Mund të përgatisni një krem të butë dhe ta aplikoni përreth syve. Merrni gjysmë gotë bollgur, dy lugë krem dhe 10 pika vaj argani.

Përzieni këta përbërës dhe krijoni pastë. E aplikoni në hapësirat përreth syve dhe fytyrës, me lëvizje të buta qarkore. E lini të veprojë për njëzet minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë.

PANXHARI PËR LËKURËN

Panxhari është një tjetër përbërës që ofron shumë veti pozitive për lëkurën, parandalon rrudhat. Përbërësit e panxharit janë shumë efektivë dhe veprojnë nëse e përfshini në maskën e përgatitur vetë. Rezultatet do t’i vëreni për një periudhë të shkurtë kohore.

SI TA PËRGATISNI MASKËN:

Për ta përgatitur këtë maskë me panxhar, një pjesë panxhari të paqëruar duhet ta hidhni në blender. Përzieni mirë dhe shtoni dy lugë embrione gruri dhe një mjaltë. Vazhdoni me përzierjen derisa përbërësit të bashkohen. Kur të arrijë masën e duhur, përzierjen e derdhni në enë me mbyllje hermetike dhe e vendosni në frigorifer. Mund ta aplikoni dhe ta shpëlani me ujë të ngrohtë pas 20 minutash.

KAJSITË DHE VETITË E TYRE PËR TRUPIN

Përveçse janë të shijshme, kajsitë kanë veti të shumta për lëkurën dhe flokun. Për këtë arsye, shumë produkte natyrale i përmbajnë ato si përbërës. Prandaj e rekomandojmë si maskë shtëpiake që mund ta përdorni në mbarë trupin.

MASKA ME KAJSI

Pastroni dhe qëroni dy kajsi të pjekura. I preni në rriska dhe hiqni farën, i vendosni në blender dhe shtoni një lugë mjaltë dhe një vaj ulliri. I përzieni të gjithë përbërësit në blender, më pas kremin e fituar e aplikoni në fytyrë, qafë dhe duar. E lini të veprojë për njëzet minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Komento