Maska natyrale për t’i hequr rrudhat nga qafa

Marrë parasysh faktin se qafa ka disa gjëndra dhjamore, dehidrohet lehtë, duke treguar rrudhat, nëse nuk u ofroni lagështi mjaftueshëm. Mësoni se si ta bëni nga ky artikull

TË BARDHËT E VEZËS

Falë përmbajtjes së tyre me vlera të larta, vezët jo se janë vetëm të domosdoshme në ushqim. Janë pjesë përbërëse e maskave hidratuese për të hequr qafe rrudhat nga qafa. Përbërësit: 1 të bardhët e vezës Përgatitja: Përzieni të bardhët e vezës në një enë dhe e aplikoni në lëkurën e qafës. E lini të veprojë për 15 minuta. E shpëlani me ujë dhe përsërisni procesin dy herë në javë

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës është e pasur me acide alfa. Ky përbërës i ofron rigjallërim lëkurës. Është ideal për heqjen e rrudhave shkaktuar nga mosha. Përbërësit: 1 të kuqtë e vezës Një kapsulë vitamina E 1 lugë uthull molle (10 ml) Përgatitja: Kombinoni të gjithë përbërësit, derisa të përzihen në tërësi. Me ndihmën e një pjesë të pambukut, e shpërndani nëpër hapësirat e prekura. E lini të veprojë për 20 minuta. E shpëlani me ujë të ngrohtë. Procesin e përsëritni tri herë në javë, para se të shkoni në gjumë, duke ia kthyer elasticitetin lëkurës.

VAJI I AVOKADOS

Avokado përmban nivel të shumtë me nutriente, vitamina dhe minerale. Pasi është i pasur me aminoacidet omega 3, që riparon dhe rigjallëron lëkurën. Përbërësit: 2 lugë vaj avokado (10 g) Përgatitja: Me ndihmën e pambukut, aplikoni vajin në rrudha, duke u bërë masazh. E lini të veprojë për 15 minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë

ALOE VERA

Kjo bimë njihet për përbërësit e tij shërues, shëron të djegurat dhe plagët, kollën dhe të djegurat. Falë përbërësve, shëron aknet. Përbërësit: 1 gjethe të aloe verës Përgatitja: Shtrydhni xhelin nga gjethja e bimës. Aplikojeni në mënyrë të drejtpërdrejtë në lëkurën në qafë. E lini për 30 minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Komento