Maska për flokë të thatë dhe të ashpër

Maska për flokë të thatë dhe të ashpërKjo maskë e thjeshtë dhe shumë e domosdoshme, ndihmon që të riktheni flokëve shkëlqimin.

Vera është stina gjatë së cilës flokët humbasin shkëlqimin e tyre për shkak të rrezeve të diellit. Uji me klor i pishinës, por edhe ai me kripë i detit i thajnë flokët dhe i bëjnë ata të ashpër.

Megjithatë, kjo maskë ushqyese do të të ndihmojë shumë gjatë muajve të nxehtë për t’iu rikthyer flokëve shkëlqimin. Mjafton ta përdorësh një herë në javë dhe do të vëresh ndryshimin.

Përbërësit:

▪ 1/2 avokado

▪ 2-3 lugë gjelle birrë

▪ vaj dafine (ose vaj bajame)

▪ 1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Pasi e ke qëruar dhe grirë imët gjysmën e avokados, përzieje me të gjithë përbërësit e tjerë derisa të përfitosh një sasi homogjene. Vendose të gjithë maskën në flokë dhe mbështilli me një peshqir të ngrohtë. Pasi e ke mbajtur maskën për 30-40 minuta, laji flokët si zakonisht me ujë të vakët.