Maska për të mbyllur poret e lëkurës

Maska për të mbyllur poret e lëkurësPoret e lëkurës janë një shqetësim për shumë persona prandaj është e rëndësihme që ju të kujdeseni për shëndetin e lëkurës suaj përmes maskave të ndryshme natyrale.

Për të përgatitur një maskë të mirë për lëkurën është e rëndësishme që të keni, 1 të bardhë veze, 1/2 lugë me lëng limoni, 1/4 domate.

Për të përgatitur këtë maskë në fillim pastrojmë domaten nga farat dhe e grijmë në rende. Rrahim të bardhën e vezës derisa të bëhet si borë, shtojmë lëngun e limonit dhe vazhdojmë e rrahim.

Në fund hedhim domaten e grirë. Meqenëse maska është e lagësht, e aplikojmë me furçë duke krijuar dy-tri shtresa në të gjithë fytyrën ose vetëm në ato pjesë ku poret janë më të mëdha. E lëmë 20 minuta dhe e shpëlajmë me ujë të vakët.

Limoni dhe domatja janë të pasura me acide, të cilat largojnë qelizat e vdekura nga lëkura, papastërtitë e mbledhura në pore, yndyrën e tepërt e të tjera. Ndërsa e bardha e vezës forcon poret e lëkurës.