Maska që e bën fytyrën të shkëlqejë

Gjithçka që ju duhet për këtë maskë, është pak vaj ulliri, pak portokall dhe disa minuta.Kujdesin më të mirë të mundshëm fytyrës tuaj mund t’ia ofroni duke ndarë pak kohë dhe para.

Në të vërtetë, maska e famshme italiane për fytyrë, e përbërë nga portokalli dhe vaji i ullirit, largon rrudhat dhe ia kthen freskinë fytyrës tuaj.Këtë maskë për lëkurë të ndjeshme mund ta bëni për vetëm pak minuta.

Përzieni dy lugë të kafes të kremit të rëndomtë për fytyrë, një të kuq të vezës, një lugë vaj ulliri dhe disa pika lëng portokalli.

Përzieni mirë, e më pas këtë masë vejeni në mënyrë uniforme në fytyrë duke lënë të lirë hapësirën rreth syve.
Lëreni që të rrijë nja 15 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Për variantin tjetër të kësaj maske, ju duhet vetëm pak vaj ulliri dhe lëvorja e gërryer e portokallit.
Përzieni dy lugë vaj ulliri me lëngun dhe lëvoren e gërryer të një portokalli.

Me këtë përzierje duhet t’i bëni masazh fytyrës, qafës dhe dekoltesë.Lëreni maskën që të rrijë nja 20 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të vakët.Për shkak të lëvores së portokallit, kjo maskë mund të veprojë edhe si një lloj pilingu.

Komento