Maska që rigjeneron lëkurën

Ju tashmë i dini përfitimet shëndetësore të vezës dhe mjaltit mirëpo, këta dy përbërës organik janë gjerësisht të përdorshëm edhe në kozmetikë.

Sot do të ju paraqesim një maskë për rigjenerimin e lëkurës së fytyrës me këta dy përbërës.

Përzini 1 lugë të madhe mjaltë me 1 ose 2 të kuqë të vezës, transmeton Indeksonline.

Nëse dëshironi që maska të jetë paksa më e lëngët, ju mund të shtoni vetëm pak vaj ulliri.

Përzini mirë të gjithë përbërësit dhe maska juaj është gati. Vendosni atë në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë deri sa të thahet.

Më pas, pastroni fytyrën me ujë të vakët dhe vendosni kremën tuaj të zakonshme.

Shumë shpejt ju do të vëreni se kjo maskë natyrale ka rigjeneruar lëkurën tuaj dhe i ka dhënë asaj elasticitetin dhe shkëlqimin e duhur.

Komento