nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për fytyrë Maska shtëpiake me mollë, rrush dhe aloe vera, kundër rrudhavenë Këshilla për fytyrë Po kërkoni një maskë për fytyrë që ndihmon në trajtimin e rrudhave dhe që është krejt natyrale, e lehtë dhe që ju bën të përtëriheni? Atëherë mos shikoni dhe mos kërkoni tutje, sepse kjo është e duhura për ju VETITË E MOLLËVE Mollët janë pemë që njihen për përmbajtjen e lartë me ujë dhe fitokemikate, dy përbërës esencialë që kujdesen për rigjallërimin e lëkurës. Përfshirja e mollëve ul praninë e qelizave të vdekura dhe krijon një barrierë mbrojtëse nga efektet negative të radikaleve të lira. VETITË E RRUSHIT Antioksiduesit dhe vitaminat C në rrush luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Përmbajnë resveratrol, vitamina E dhe minerale që stimulojnë aktivitetin qelizor për të ulur efektet e plakjes. VETITË E ALOE VERËS Xheli përbrenda bimës së aloe verës është një ndër më të mirët për kujdesin e lëkurës. Përmban shumë ujë, antioksidues dhe nutrient esencial që rigjallërojnë lëkurën. Rekomandohet për trajtimin e të djegurave,akneve dhe gjendjeve të tjera të lëkurës. SI TA PËRGATISNI MASKËN ME MOLLË, RRUSH DHE ALOE VERA Përgatitja e këtij ilaçit shtëpiak është shumë e thjeshtë dhe nuk merr shumë kohë. Është me rëndësi ta kujtoni se përbërësit duhet të jenë qind për qind natyralë. Përbërësit: 1 mollë të gjelbër; ¾ e gotës rrush (100 g); ½ e gotës aloe vera (100 g). Udhëzimet: Copëtoni mollën në disa pjesë, hiqni farat dhe shtoni në blender. Më pas e përzieni derisa të krijohen pire. Pastroni rrushin dhe e copëtoni në pjesë të vogla. Shtoni në blender bashkë me xhelin nga aloe vera. Përzieni derisa të keni një masë të trashë homogjene. Më pas e derdhni në një kavanoz dhe e ruani në frigorifer. Si ta aplikoni: Gjatë natës, kur ta keni larguar grimin, shpërndani një shtresë të hollë në fytyrë, qafë dhe gjoks. E lini të veprojë për rreth 20 deri 30 minuta. Pas kësaj kohe, e shpëlani me ujë të ngrohtë dhe e thani fytyrën me peshqir të butë. Ta ruani në frigorifer deri tri ditë. Përsëriteni tri herë në javë. PrapaPara Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …