Maskat për lëkurën e ndjeshme

Shkaqet e një lëkure të ndjeshme mund të jenë të ndryshëm, më të shpeshtat janë përdorimi i kozmetikës së fortë. Por, lëkura mund të bëhet e ndjeshme edhe ndaj antibiotikëve.

Lëkura e ndjeshme irritohet lehtësisht, por kurohet me ndonjë maskë. Ne rastin e alergjisë, irritimi është i përkohshëm deri në momentin nuk ndërhyhet me një kurë specifike, e cila rekomandohet nga dermatologu.

1. Me kujdes qërojeni lëkurën e trashë të ananasit dhe prejeni së gjati në katër pjesë të barabarta, me ç’rast lehtë mund ta ndani zemrën e frytit.

Merrni një të katërtën e frytit dhe ndajeni në copa të vogla, dhe e bluani në makinë të mishit, pastaj këtë masë qiteni në tërë fytyrën. Pas 10-15 min. e lani fytyrën me ujë të vakët. Kjo është e mirë për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme.

2. Disa fije të majdanozit i qitni në një gotë ujë dhe leni 24 orë, e pastaj në mëngjes e lani fytyrën me te, të skuqurit e fytyrës do të hiqet.

3. Dy lugë djathë të yndyrshëm i përzieni me të kuqtë e vesë dhe me te e lyeni fytyrën. Pas 20 min. maskën e largoni nga fytyra me ujë të vakët. Kjo e qetëson lëkurën e ndjeshme. /telegrafi/

Komento