Maskë e thjeshtë me kakao për flokë të mëndafshtë

Maskë e thjeshtë me kakao për flokë të mëndafshtëFlokët kanë gjithmonë nevojë për trajtime për të qenë të shëndetshëm. Madje, çdo tip floku dhe çdo lloj gjatësie, të paktën një herë në javë duhet të trajtohet me maska ushqyese natyrale, të cilat gjithmonë janë të rekomandueshme për t’i pasur flokët me shkëlqim. Maska e mëposhtme me kakao është mjaft e dobishme, sepse kakao është një produkt që përmban shumë përbërës që jo vetëm e ushqejnë, por edhe i japin butësi flokëve; aminoacide, minerale, antioksidantë dhe vitamina.

Përbërësit:

1 lugë gjelle kakao pluhur

I/2 filxhan kafe kos (ose pak qumësht të ngrohtë)

1 vezë

Përdorimi:

Përzieje masën në një tas të vogël. Fillimisht, rrih vezën, pastaj shto kakaon dhe në fund kosin (ose qumështin). Përzieje të gjithë masën me kujdes. Sigurohu që masa të jetë homogjene dhe pak e trashë. Fillo shpërndaje në flokë, fillimisht në rrënjë dhe më pas në gjithë flokët duke e ndarë në zona. Përhape me kujdes derisa të mbarojë dhe mbaje për 30 minuta. Mbuloje kokën me një qese plastike dhe me një peshqir të ngrohtë të lagur. Pas 30 minutave, laji flokët me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë). Përdore një herë në javë dhe flokët do t’i kesh të butë dhe të shkëlqyeshëm.

Komento