Maskë hidratuese

Bën mrekulli për lëkurën tënde, dhe është shumë kollaj për ta përgatitur. Mund të aplikohet një herë në 2 ditë.

Përgatitja: Përzije një lugë mjaltë me 2 lugë kos. Përzihen shumë mirë dhe kombinacioni shtrohet në fytyrë dhe lihet të veproj 5 minuta.

Shpërlahet mirë fytyra me ujë. Në qoftë se ke lëkurën e thatë, përzierja mund të bëhet me një lugë kos dhe një lugë krem me shumë yndyrë, plus mjaltë. Mund ta zëvendësosh kremin me kajmak.

Komento