Maskë kundër celulitit

celulitiEdhe ju jeni të besdisura tepër nga celuliti që iu ka dalë nëpër këmbë? Sot kemi kurën e duhur për të gjitha ju femra që doni të zhdukni celulitin mjafton të aplikoni një maskë të thjeshtë dhe pas një muaji do të shikoni ndryshimet rrënjësore.

Celuliti është një lloj dhjami në një nënshtresë të lëkurës që përmban grupe të kontraktura të indeve lidhëse. Ky ind lidhës qe varion në trashësi dhe është i lidhur me qelizat dhjamore qëndron aty falë një rrjeti fibrash, që mbron trupin tonë, duke rrethuar muskujt dhe organet tona.

Maska që do iu këshillojmë sot është një maskë mjaft e thjeshtë vetëm me dy ingridientë.

Përbërësit e kësaj recete janë:

-2  lugë vaj ulliri

-3 lugë uthull molle

Përgatitja:

Miksoni vajin e ullirit me uthullën në një tas. Aplikojeni këtë përzierje në zonat me celulit dhe masazhojeni sa më shumë në mënyrë që lëkura ta përthithë. Këtë maskë e aplikoni në mëngjes dhe në darkë. Mos e lani zonën ku aplikoni maskën.

Komento