Maskë kundër rënies së flokëve

maskeFlokët po ju bien papushim dhe ju ndjeheni të tensionuar? Ne sot do t’ju japim një zgjidhje të shpejtë për këtë situatë.

Maska që ju këshillojmë është një maskë e fortë me ingridientë të thjeshtë. Këshillohet të aplikohet një herë në javë.

Në një enë përziejmë 1 lugë mjaltë dhe 2 lugë konjak, vaj bajamesh që mund ta gjeni në supermarket, dhe një 1 e bardhë veze. Këtë maskë aplikojeni në flokë dhe mbajeni për 30 minuta. Në fund shpërlani flokët me shampon.

Komento