Maskë me limon kundë rrudhave

Lemon mask to erase wrinklesMendoni se vitet po kalojnë duke lënë gjurmë jo të pakta në fytyrën tuaj?!

Shumica e grave, po dhe burrave pas të 40-ave i drejtohen mjekut kirurg, por në fakt ndodh që disa “gjurmë” të pakëndshme mund t’i fshini dhe me disa përbërës me vlera dhe lëndë ushqyese të jashtëzakonshme.

Si limoni përshembull, i cili kur kombinohet me vezën mund të bëjë çudi në lëkurën tuaj.

Një maskë e thjeshtë është ajo e të bardhës së një veze me lëngun e limonit, shkruan revista Shije. Rriheni mirë të bardhën e vezës dhe shtojini disa pika limoni.

Më pas aplikojeni me shumë kujdes në lëkurë duke ruajtur zonën përreth buzëve dhe syve.

Këtë maskë duhet ta mbani për 10 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët dhe hiqeni me kujdes.

Komento