Maskë me qumësht dhe mjaltë për flokë

Maskë me qumësht dhe mjaltë për flokëFlokët dëmtohen për shkaqe të ndryshme, por më të zakonshmet janë nga papastërtitë, dielli dhe lyerjet e shpeshta.
Kjo e fundit është vërtet një problem serioz që i çon flokët në gjendje gati të vdekur, pa jetë e pa shkëlqim.

Një maskë natyrale në kushte shtëpie që u kthen flokëve shkëlqimin dhe i bën të shëndetshëm është pa asnjë kosto.

Përbërësit:
▪ 1/2 gotë qumësht
▪ 1 lugë mjaltë
▪ 1 banane e pjekur mirë
▪ 5-6 pika vaj bajame

Përgatitja:
Qumështin vendose për pak minuta në zjarr të ngadaltë për ta ngrohur aq sa të tretet mjalti. Pasi ta kesh hequr nga zjarri, shto bananen e shtypur dhe më pas vajin e bajames.

Vendose maskën e përgatitur në flokë dhe masazho rrënjët me mollëzat e gishtave dhe pastaj pjesën tjetër të flokëve.

Të gjithë masën lëre të veprojë për rreth 20 – 30 minuta dhe në fund laji flokët me shampon e zakonshme.

Komento