Maske me yogurt, per floke te bute dhe te ushqyer

Sa produkte per floke ekzistojne ne treg? Ne pergjithesi keto produkte permbajne elemente kimike, qe sigurisht nuk i bejne mire flokeve tane.

Per te ushqyer dhe perkedhelur floket, perse te mos provoni te krijoni nje maske me yogurt, me produkte natyrale te cilat nuk rrezikojne te demtojne floket dhe shendetin e tyre?

Fillimisht duhet te dini qe yogurt (kos)eshte nje produkt shume i mire per bukurine e flokeve, sepse zbut dhe ushqen floket. Si te bejme nje maske me yogurt per floket?

Ju nevojitet nje gote yogurt(kos) i bardhe, dy luge kakao pluhur, vaj ulliri, mjalte dhe nje peshqir. Filloni me pergatitjen e maskes ushqyese per floket. Perzieni se bashku dy luge kakao me mjaltin dhe vajin e ullirit. Pasi te keni perfituar nje mase homogjene, shtoni kosin e bardhe, qe fale vlerave te tij do te beje qe floku juaj te shkelqeje, shtrijeni ne te gjithe gjatesine e flokeve dhe lereni ne qetesi per rreth nje ore.

Per ta bere masken edhe me shume efikase masken, floket mbulojini me kapucin e dushit ose me qese transparente. Pasi te keni pritur kohen e duhur, mund te procedoni me shampon dhe me balsamin e zakonshem. Do te vini re menjehere butesine dhe shkelqimin e flokeve tuaj./ikub/