Maskë mjalti për fytyrë të yndyrshme

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, atëherë preparati më i mirë për të është maska me mjaltë. Ngroheni mjaltin derisa të shkrihet, pra të bëhet një lëng lehtësisht i rrjedhshëm me të cilin do të mundë ta masazhoni fytyrën, transmeton “Zeri.info”.

Ndërkohë që është akoma i ngrohtë hidhni dhe një të kuq veze dhe përzieni me mikser. Masën e përgatitur vendoseni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 25 minuta. Pastaj hiqni maskën në fytyrë duke përdorur një peshqir të lagur më parë në ujë të nxehtë.

Peshqiri i lagur do të ndihmojë në hapjen dhe pastrimin e poreve nga pluhuri i grumbulluar gjatë ditës. Këtë maskë mund ta përgatisni sa herë që të dëshironi pa menduar për ndonjë efekt negativ që mund të ketë kjo maskë, sepse i vetmi efekt që do t’ju lërë do të jetë një lëkurë e lëmuar si mëndafsh dhe me një shkëlqim për t’u adhuruar.

Komento