Maskë natyrale me kivi dhe jogurti për hidratim të lëkurës

Maskë natyrale me kivi dhe jogurti për hidratim të lëkurësGjatë verës edhe lëkura thahet mjaft dhe i nënshtrohet krijimit të rrudhave të imëta, për shkak të ndikimit të rrezeve të diellit. Për këtë arsye, është me rëndësi që të kujdeseni për lëkurën në mënyrë të duhur.

Mund të gjeni shumë kremra, maska dhe losione, por pse të shpenzoni para kur mund të bëni diçka krejtësisht natyrale, pa konservues dhe substanca të tjera kimike që kanë ndikim të keq në lëkurë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Këtë maskë natyrale nga kivi dhe jogurti mund ta përdorni për çdo ditë, pa u brengosur se do t’ju thahet lëkura. Kivi është një pemë e pasur me vitaminë C dhe acide alfa-hidroksile, të cilat edhe janë ndër përbërësit kryesorë të produkteve kozmetike, pilingëve, kremrave dhe të tjerave, e të cilat përdoren kundër akneve, plakjes dhe rrudhave. Në kombinim me jogurtin, kjo maskë ka një efekt qetësues, kështu që të gjitha inflamacionet në formë të akneve dhe ënjtjeve do të mënjanohen tërë- sisht.

Përbërësit:

– Tri lugë me jogurt grek, – Dy kivi, – Një lugë me vaj ulliri dhe – Një lugë me lëng të freskët të portokallit.

Përgatitja:

Në një enë i qitni të gjithë përbërësit dhe i përzini mirë deri në momentin, kur të bashkohen dhe ta fitoni një përzierje të dendur. Maskën e fituar e aplikoni në mënyrë të njëtrajtshme në fytyrë dhe e lini që të qëndrojë për 15-20 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të vakët. Pas përdorimit të kësaj maske lëkura juaj do të jetë më e freskët dhe më e shkëlqyer, por keni kujdes, së pari zgjidheni një pjesë të vogël të lëkurës për t’u vërtetuar se nuk keni reagim alergjik ndaj agrumeve.