Maskë nga pemët sezonale

maskaGjatë verës, lëkura ka nevojë për revitalizim, meqë ajo thahet nga dielli, kurse kremrat për rrezitje e bëjnë atë më të ndjeshme ndaj paraqitjes së akneve

Gjatë muajve verorë, lëkura ka nevojë për revitalizim. Në vend që këtë problem ta zgjidhni me preparate të shtrenjta, pse nuk e bëni një maskë nga pemët sezonale? Në treg aktualisht ka shumë kumbulla, e ato janë burim i pasur i vitaminave A, C, B, E, kaliumit, hekurit, magnezit, zinkut, thartirës folike, niacinës… Thartira e kësaj peme e rrit nivelin e kolagjenit në lëkurë, meqë vepron si piling. Për shkak të përmbajtje së lartë të ujit, kumbullat e hidratojnë lëkurën, kurse thartira askorbinike parandalon paraqitjen e akneve. Vitamina E përmirëson elasticitetin dhe largon rrudhat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska përgatitet shpejt dhe vihet lehtë. Lani mirë tri kumbulla të mëdha, hiqjani bërthamat dhe ndrydhni. Vendosni në fytyrën e pastër, të cilën më parë e keni avulluar mbi çaj të nxehtë dhe lëreni që të veprojë 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe vendoseni kremin për fytyrë. Efekti është më i fortë nëse kumbullave ua shtoni një lugë mjaltë. Maskën vendoseni dy herë në javë, nëse doni që të keni lëkurë më të freskët, më të pastër dhe më shkëlqyese.

Komento