Maskë nga vishnjat, që pastron dhe freskon lëkurën

Vishnjat jo vetëm se janë të shijshme, por janë edhe të shëndetshme dhe të përdorshme në shumë mënyra në ushqimin e përditshëm.

Shkaku se janë të pasura me vitamina të kompleksit B, por edhe me magnez, kalium, fosfor, jod, kalcium dhe bakër, shpeshherë janë zgjedhje e prodhimeve të kozmetikës. Nëse dëshironi të pastroni dhe pastroni lëkurën tuaj, përgatiteni vetë maskën nga vishnjat, transmeton gazeta Kosova Sot.

I pastroni dhe ju hiqni bërthamat dhe në blender përgatitni një masë nga një grusht vishnja dhe përzieni me një lugë të madhe mjaltë. Maskën e aplikoni në fytyrën e pastruar dhe e lini të veprojë për dhjetë minuta, e më pas e shpëlani ujë të vakët dhe aplikoni krem. Nëse keni lëkurë të thatë, në përzierjen e vishnjave shtoni të kuqtë e vezës ose një lugë kos. Nëse keni ten të yndyrshëm, përgatitni maskë nga vishnja dhe të bardhët e vezës ose me një lugë lëng limoni.

Komento