Maskë për hidratimin e lëkurës tuaj

lekuraPër këtë maskë nevojiten 1 lugë e vogël mjaltë, një lugë kos, një e bardhë veze.

Së pari duhet të hedhim mjaltin dhe kosin sëbashku në një tas të vogël dhe ti përziejmë. Në një pjatë rrahim me mikser të bardhën e vezës derisa të fryhet plotësisht.

I shtojmë masën e përgatitur nga kosi dhe nga mjalti dhe i përziejmë sërisht. E aplikojmë mbi fytyrë dhe rreth qafes dhe e lëmë për 15 minuta mbi lëkurë.

Duhet ta shpërlajmë fytyrën me ujë të vakët. Këshillohet një herë në javë.

Komento