Maskë për largimin e akneve dhe pikave të zeza

Probleme me aknet? Mos u shqetësoni, sot do t’ju tregojmë mënyrat për t’i eleminuar ato.

Nëse jeni në moshë adoleshente, apo nëse e keni kaluar para disa vitesh, sigurisht që dëshironi shumë të eleminoni njeherë e mirë këto akne të bezdisura. Ja një maskë të cilën mund ta përdorni në shtëpi dhe është shumë efikase.

Përbërësit për realizimin e kësaj maske natyrale gjenden lehtlsisht në shtëpite tuaja, lëngu i gjysëm kokrre limoni dhe gjysëm gote kos. Limoni dhe kosi kane veçori të veçanta dhe në të njëjtën kohë ushqyese. Në një enë hidhni kosin dhe shtrydhni gjysmën e limonit. Perzijini mire për disa minuta.

Më pas aplikoni produktin e përftuar në fytyrë. Mbajeni në qetësi për rreth 20 minuta, më pas mund ta shpërlani fytyrën me ujë të vokët. Fshihni fytyrën me peshqir dhe më pas aplikoni një krem hidratues, specifik për fytyrën tuaj.
Duke e aplikuar këtë maskë për të paktën dy herë në javë, do të shihni se aknet dhe pikat e zeza do të zdhuken shpejt.Vajza, provojeni për ta besuar!

Komento