Maskë për poret e hapura

E shpejtë dhe shumë efikase, maska është e rekomanduar edhe para një feste ku do të dukesh perfekt, por lëkura jote duket e lodhur.

Aplikohet 2 herë në javë. Të duhet një e bardhë vezësh e rrahur dhe disa pika lëng limoni. Bashkohen dhe shtrihen në fytyrë.

Maska mbahet 5 minuta, pastaj fytyra lahet me ujë të ftohët. Kalo dhe një kub akulli mbi fytyrë, dhe për një dukje edhe më të mirë të fytyrës tënde shpërlaje me ujë rozas