Maskë me portokall për fytyrë

Si fillim duhet t’ju porosisim që nuk është për lëkura delikate dhe veçanërisht të ndjeshme. Kjo maskë është një përbërje antirrudhë dhe është e përshtatshme për t’i dhënë vitalitet lëkurës së thatë.

Përbërësit:

1 kokërr portokall

1 filxhan i vogël kos

1 lugë miell me krunde

Merrni një portokall, më mirë po të jetë e kuqe, shtrydhni gjysmën dhe nga tjetra gërryeni tulin. Bashkoni lëngun dhe tulin, shtoni një lugë miell, më mirë integral dhe kos: një filxhan do ishte mjaft e do tepronte. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të bëjë efekt për 15 minuta.